Apartament 2+1 për qera pranë Maternitetit të Ri, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës për banim. Ndodhet në katin e 2-të të një pallati të mirëadministruar dhe ofron një organizim funksional me sipërfaqe totale 90 m².
Apartamenti përbëhet nga një sallon i bollshëm me kuzhinë të integruar, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon. Ambientet janë të ndriçuara natyralisht dhe të organizuara për një jetesë komode.
Zona ofron akses të shpejtë me qendrën e qytetit dhe është pranë shërbimeve kryesore si supermarkete, farmaci, shkolla dhe transport publik, duke e bërë një zgjedhje shumë praktike për banim.
💶 Çmimi i qerasë: 700€/muaj
Një mundësi ideale për familjarë ose profesionistë që kërkojnë komoditet dhe pozicion strategjik në Tiranë.