Apartament 1+1 për qera pranë ish-Parkut, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës – Kompleksi Kontakt.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 65 m² dhe ndodhet në katin e 6-të të një pallati të mirëadministruar. Aktualisht është në proces mobilimi dhe do të dorëzohet totalisht i mobiluar, me çdo element të ri dhe funksional për një jetesë komode.
Organizimi përfshin një ambient ndenje me kuzhinë të integruar, një dhomë gjumi, tualet dhe hapësira të bollshme që ofrojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Zona ofron akses të shpejtë me qendrën e qytetit, si dhe facilitete të shumta si markete, bare, restorante dhe transport publik.
Çmimi: 60,000 ALL / muaj