APARTAMENT MODERN 1+1 PER QERA NE BLLOK Për Qira

1,200 € /Muaj

Përshkrimi

Apartament 1+1 për qira në Bllok – stil, hapësirë dhe vendndodhje premium

Ofrohet për qira një apartament 1+1 me sipërfaqe 85 m², i pozicionuar në zemër të Bllokut, një nga zonat më të kërkuara dhe dinamike të Tiranës. Prona është e sapo arreduar nga arkitekt, me një koncept modern dhe funksional, ku çdo element është zgjedhur me kujdes për të krijuar një ambient estetik dhe komod.

Organizimi përfshin një sallon të bollshëm me kuzhinë të integruar, një dhomë gjumi të rehatshme, si dhe ambiente të mirëstrukturuara që ofrojnë hapësirë dhe dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Materialet dhe mobilimi janë të cilësisë së lartë, duke garantuar standard jetese premium.

Apartamenti është ideal për individë ose çifte që kërkojnë jo vetëm një vend për të jetuar, por një eksperiencë jetese në një nga zonat më të gjalla të qytetit, me akses të menjëhershëm në restorante, kafene dhe shërbime të ndryshme.

Një zgjedhje e përshtatshme për ata që vlerësojnë dizajnin, komoditetin dhe vendndodhjen.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: DIS1190
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 1,200 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1