Akses Tirana është një investim i sigurt për shkak të pozicionit strategjik me vizibilitet të lartë, zonës me frekuentim të vazhdueshëm dhe me një dendësi të lartë popullsie. Kati i parë i çdo objekti është në funksion të ambienteve për biznese dhe njësive të shërbimit.
Akses Tirana ka rreth 760 poste parkimi në dy kate nëntokësore që arrihen lehtësisht nga godinat, hapësirat e përbashkëta dhe ashensorët e dedikuar.