Zyrë me Qira – Downtown One, Tiranë
Ofrohet për qira ambient zyre në një nga kullat më prestigjioze të kryeqytetit, Downtown One. Apartamenti është i dedikuar për përdorim zyre, me sipërfaqe 149 m², i investuar dhe i pozicionuar në kat të lartë, duke ofruar pamje dhe komoditet maksimal.
Zyra ka orientim Jug–Perëndim, çka garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës në çdo ambient. Organizimi funksional përfshin 3 ambiente pune, 2 tualete, dhomë teknike dhe korridor shpërndarës, të përshtatshme për struktura të ndryshme biznesi.
Ambientet janë të pajisura me:
• Vetrata xhami termike
• Sistem sigurie antizjarr
• Sistem kondicionimi Daikin
• Sistem ajrimi në të gjitha ambientet
• Tavan të varur me ndriçim LED me spote
• Dysheme parket cilësor
• Tualete të kompletuara incaso
Një zgjedhje ideale për kompani që kërkojnë prestigj, rehati dhe lokacion premium.
Çmimi: 3,000 € / muaj (neto)