VILE INDIVIDUALE PER SHITJE NE GREEN COAST Për Shitje

1,350,000 €

Përshkrimi

Në zemër të rivierës shqiptare, vetëm 150 metra larg detit, kjo rezidencë unike ndodhet në një nga zonat më elitare dhe të kërkuara të bregdetit Jon. E projektuar për të ofruar jetesë të shëndetshme, privatësi maksimale dhe komfort të lartë, kjo vilë është një mundësi ideale për banim apo investim.

Green Coast Resort përfshin të gjitha shërbimet që ju nevojiten:
• Market, bar/kafe dhe restorante të njohura si “Ulliri” dhe “Nazar Beach”
• Hotel me 5 yje “MGallery” – i pari në llojin e tij në rivierën shqiptare
• Ambiente rekreative dhe qendër sportive
• Vije bregdetare private & shëtitore buzë detit
• Arkitekturë moderne, standarde europiane, mirëmbajtje elitare
• Siguri dhe administrim 24/7

Detajet e Vilës
• Vilë individuale 2-katëshe
• Sipërfaqe ndërtimi: 170 m²
• Sipërfaqe trualli: 316 m²
• 2 vende parkimi të përfshira
• Pamje panoramike nga deti Jon dhe mali

Organizimi i brendshëm
Kati përdhe:
• Ambient ndenjeje i ndriçuar
• Kuzhinë e vecuar + ambient ngrënie
• 1 tualet dite + depo

Kati i parë:
• 1 dhomë gjumi matrimoniale (master) me ballkon dhe tualet privat
• 2 dhoma gjumi për fëmijë me dalje në kopshtin e katit të sipërm
• 1 tualet i përbashkët

Cilësi & Investim
Vila është e arreduar plotësisht dhe me shije, me punime ekstra të kryera nga pronari (jo nga kompania ndërtuese), kurrë e pabanuar më parë dhe në proces hipotekimi.

? Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, na kontaktoni direkt.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: DIS1042
  • Lloji i Pronës: Villa
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 1,350,000 €
  • Dhoma: 4
  • Dhomat e gjumit: 3
  • Tualetet: 3