SHITET APARTAMENT 2+1 TEK DIAMOND PALACE NE BLLOK Për Shitje

335,000 €

Përshkrimi

Apartamenti ndodhet tek Diamond Palace, ne Bllok, prane LSI!
Struktura eshte e pozicionuar në zonën më elitare të Tiranës. Projektuar me shkallëzime në 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate dhe 2 kate nëntok
ë. Shtrirja më e madhe e objektit bëhet përgjatë rrugës në orientimin jugor, ku për shkak të dendësisë së lartë të ambienteve perfitohet një fasadë me ritëm të madh çarjesh.
Logjika e arkitekturës konsiston në trajtimin e një volumi sa më të pastër estetikisht.

Lëvizjet nga njëri modul vertikal në tjetrin në pozicionim, në plan si dhe në ngjyrën e elementit dekorativ të kornizës me një ritëm të rregullt çarjesh dhe kornizimesh krijojnë një dinamikë ritmike në fasadën e ventiluar. Fasada e ventiluar është një sistem veshës i objektit i cili ofron një hapësirë mes panelit të jashtëm dhe pjesës së brendshme (shtresës së izolimit) për të lejuar qarkullimin e ajrit.

Veshja me fasadë të ventiluar i siguron objektit një varg avantazhesh përfshirë ruajtjen e temperaturës dhe parandalimin e lagështisë. Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe kondicionimit duke i bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament dhe sistemi i ngrohje ftohje është me sistem multijet.
Apartamentet kanë akses të veçantë nga ambientet e shërbimit. Për shkak të gjerësisë së vogël të objektit orientimi të jetë ne tre drejtime duke mundësuar vetilim të terthorte dhe dritë të bollshme.

Informacioni mbi pronen:
Pozicionohet ne katin e 5-tenbanim
Organizimi: korridor shpendares, ambient ndenje dhe gatimi, 2 dhoma gjumi,. 2 tualete, ,
Siperfaqe bruto e apartamentit 101.29m2

Per nje vizite ne prone jeni te lutur te na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: DIS792
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 335,000 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 2